Site icon Telegrafi

Montella e konfirmon Niang mund të largohet gjatë janarit

Trajneri i Milanit, Vincenzo Montella, në konferencën për media para ndeshjes ndaj Juventusit në Kupën e Italisë ka konfirmuar se M’Baye Niang mund të largohet gjatë janarit.

Tekniku italian me këtë rast ka konfirmuar se sulmuesi francez nuk do të jetë pjesë e skuadrës së tij për takimin ndaj Zonjës së Vjetër.

“Niang mund të largohet”, ka thënë Montella për Milan TV.

“Ai po e diskuton këtë me drejtuesit. Lojtari nuk do të ftohet për ndeshjen ndaj Juvensusit”, ka shtuar për fundit trajneri i kuqezinjve. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=1oA-M0z3L8A

Exit mobile version