Kompania farmaceutike AstraZeneca tha të dielën se një rishikim i të dhënave të sigurisë të njerëzve të injektuar me vaksinën e saj kundër COVID-19, nuk ka treguar prova të një rreziku të rritur të mpiksjes së gjakut.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, rishikimi i AstraZeneca-s, që monitoroi më shumë se 17 milionë njerëz të vaksinuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Bashkimin Evropian, vjen pasi autoritetet shëndetësore në disa vende pezulluan përdorimin e kësaj vaksine për shkak të raporteve të mpiksjes së gjakut.
“Një rishikim i kujdesshëm i të gjitha të dhënave të disponueshme të sigurisë të përfshirë më shumë se 17 milionë njerëz të vaksinuar në BE dhe në Mbretërinë e Bashkuar me vaksinën e AstraZeneca, nuk ka treguar prova të një rreziku në rritje të embolisë pulmonare, trombozës së venave të thella ose trombocitopenisë, në ndonjë grup për nga mosha, gjinia, ose njësi të vaksinave, apo në ndonjë vend të veçantë”, tha kompania.
Autoritetet në Irlandë, Danimarkë, Norvegji, Islandë dhe Holandë, kanë pezulluar përdorimin e vaksinës për shkak të mpiksjes. /Telegrafi/