Telegrafi

Monique Coker, MVP e sfidave gjysmëfinale në Superligën e Femrave

(Foto: basketbolli.com)

Të mërkurën u zhvilluan ndeshjen e para gjysmëfinale të ‘play-offit’ në Superligën e Femrave, ku fitore shënuan Prishtina dhe Bashkimi, ndaj Trepçës, përkatësisht Penzës.

Në sfidën mes Penzës dhe Bashkimi u dallua Monique Coker me 11 pikë, 17 kërcime (pesë në sulm dhe 12 në mbrojtje), katër asistime, tre topa të vjedhur dhe dy bllokada.

Bashkimi bëri një hap para, ndërsa skuadra që shënon dy fitore kualifikohet në finale.

Ndeshje shumë të mirë zhvilloi edhe Agnesa Rrahmani e Prishtinës në përballjen ndaj Trepçës, me 22 pikë, shtatë kërcime e pesë asistime.