Telegrafi

Monika Salihu bën shaka me Lumbardhin: Do të rrahem me vajzën e Klitschkos

Monika Salihu ka hyrë për 24 orë brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë.

Ajo ishte në radhë së bashku me Brikenda Karricajn, pasi sonte (e mërkurë) do të hyjnë të tjerë.

E njëjta ka qenë së fundmi duke biseduar me Lumbardhin, i cili e ngacmoi për boksierin profesional të Ukrainës, Wladimir Klitschko.

Foto: Screenshot/YouTube

“E kam turnirin me vajzën e Klitschkos, do të rrahem me të”, tha këngëtarja me shaka.

Lexo po ashtu Edona James: Ishalla nëna e ka shitur shtëpinë që të më votojë mua

Në ndërkohë, kanë mbetur edhe dy ditë deri në finalen e BBVK.

Foto: Screenshot/YouTube

Në finale janë katër banorë: Edona James, Lumbardh Salihu, Blerando dhe Shqipe Hysenaj.

Ata garojnë për çmimin e madh prej 140 mijë eurosh. /Telegrafi/