Telegrafi

Monika Lubonja sërish pa tabu në Big Brother VIP, ekspozon gjoksin ndërsa ngacmohet nga Donaldi

Foto: Top Channel

Monika Lubonja është një prej banoreve më të komentuara të shtëpisë së Big Brother VIP.

Ajo është vlerësuar shpesh herë për çiltërsinë e saj, përshtatjen me njerëz shumë më të rinj në moshë si dhe për natyrën e saj gazmore.

Se është pa komplekse, aktorja Lubonja e ka treguar shpesh herë me ekspozimin në veshje, edhe gjatë kohës kur ndodhej e vëzhguar nga telekamerat.

Foto: Top Channel

Të mërkurën, banorët kanë pasur për detyrë javore që të ndajnë kokrrat, ku janë sfiduar që të bëjnë diferencimin e tyre një e nga një.

Foto: Top Channel

Monika është parë në një moment gjatë ditës, kur nga i nxehti ka hequr bluzën dhe është shfaqur vetëm në reçipeta.

Foto: Top Channel

Ajo ka ekspozuar gjoksin e saj para kamerave të shtëpisë, me ç’rast edhe banorët e tjerë i janë bashkuar për të krijuar disa situata humori.

Ka qenë Donaldi ai i cili në një moment ka shkruar t’i prekë gjoksin aktores, duke parë që ajo po i derdhte kokrrat mbi reçipetat e saj.

Foto: Top Channel

Situata në fjalë është komentuar me të madhe nga ndjekësit e spektallit në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Foto: Top Channel

 

Foto: Top Channel

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.