Site icon Telegrafi

Monika Lubonja dhe Arjola Demiri me një vallëzim provokues brenda vaskës, derisa shijojnë në maksimum suitën

Banorët e Big Brother VIP po vazhdojnë të shijojnë çdo moment të kësaj eksperience të veçantë.

Mbrëmë ‘Vëllai i Madh’ kishte bërë një dhomë unike, në të cilën gjendet një suitë, vaskë, e një ambient tejet luksoz.

Të parat që zgjodhën të qëndrojnë një natë në këtë dhomë ishin aktoret Monika Lubonja dhe Arjola Demiri.

Foto: Screenshot/Instagram

Vajzat duket se po argëtohen në masë të madhe, ndërsa në disa video të shpërndara në faqen e BB VIP shfaqen me lëvizje provokuese.

Artistet vijnë me rroba banje duke u larë me shampanjë në vaskë e po ashtu edhe duke kërcyer.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Big Brother VIP Albania

Kjo ka bërë që të komentohet mjaft shumë nga publiku dhe ndjekësit e tyre në rrjete sociale.

Foto: Screenshot/Instagram

Ndërkaq, në spektaklin e ditës së djeshme nga Big Brother VIP u largua ish-protagonistja e “Përputhen”, Antonela Berisha.

Banorët raportohet se do të qëndrojnë brenda shtëpisë deri në muajin shkurt. /Telegrafi/

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

Exit mobile version