Aktorja italiane, Monika Bellucci dhe producenti i filmit, Tim Burton, ndanë një puthje pasiononte pasi u zbulua se ishin në lidhje fshehurazi prej katër muajsh.
Çifti u panë të mbërthyer me njëri-tjetrin, teksa bënë një shëtitje romantike në Ditën e Shën Valentinit.
Tim, 64-vjeç dhe Monica, 58-vjeçe, e plotësonin njëri-tjetrin edhe me veshjet e kombinuara.
Bukuroshja e njohur dukjen e kompletoi me një palë taka të larta dhe një çantë të zezë.
Ata u takuan për herë të parë 16 vjet më parë, por thuhet se kanë filluar lidhjen pasi u panë në Festivalin e Filmit “Lumiere” në Lyon, në tetor që vitit që shkoi.
Monica ka qenë beqare prej vitesh, që pas ndarjes nga artisti Nicolas Lefebvre në vitin 2019.
Më parë, ajo ishte e martuar me Vincent Cassel nga 1997 deri në 2013.
Ish-modelja u takua me Casselin në vitin 1996 në xhirimet e filmit “l’Appartement” të Gilles Mimouni. Ata kanë dy vajza, Deva, e cila ka lindur në vitin 2004 dhe Leonie, e cila lindi në 2010.
Tim nga ana tjetër është komentuar gjatë për lidhjen me aktoren e “The Crown”, Helena Bonham Carter.
Të njëjtit duhet theksuar se u ndanë në vitin 2014. /Telegrafi/