Site icon Telegrafi

Mongolia tregon pse nuk e arrestoi Putinin

Mongolia ka treguar pse nuk i ka zbatuar obligimet ndërkombëtare që i ka marrë pas anëtarësimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC).

Mongolia ka deklaruar se nuk e arrestuar presidentin rus, Vladimir Putin, shkaku i ndikimit të madh të Kinës.

Një zyrtar i qeverisë mongole i tha politico se vendi është i varur nga energjia kineze, duke e bërë të pamundur arrestimin diktatorit rus sipas urdhër-arrestit të ICC-së.

“Mongolia importon 95 për qind të produkteve të saja të naftës dhe më shumë se 20 për qind të energjisë elektrike nga fqinjët e saj më të afërt. Këto furnizime janë vendimtare për ekzistencën tonë dhe ekzistencën e njerëzve tanë”, tha zëdhënësi.

Theksojmë se importuesi kryesor në Mongoli është shteti kinez.

Vendi luan një rol kyç në ekonominë e Mongolisë, duke siguruar shumicën e importeve të saj, ku përfshihen produktet e naftës, veturat, pajisjet dhe mallrat e tjera të prodhuara. /Telegrafi/

Exit mobile version