Rich Holtham është pronari i një salloni për prerjen e flokëve në Dudley të West Midlands, që gjeti një ide të mrekullueshme për largimin e parave të imta dhe rregullimit të dyshemesë.
Stilisti 28-vjeçar, ka shfrytëzuar rreth 70 mijë monedha në vlerë të një peni, që të shtronte hapësirën prej katër dhe gjashtë metrave, transmeton Telegrafi.
“Sipas riparuesve, duhej paguar mbi njëmijë euro për shtrimin e lokalit. Në këtë formë, shpenzova vetëm 700 euro”, ka thënë Holtham lidhur me rastin.
Megjithatë, së bashku me punonjësit tjerë, ai shpenzoi mbi një javë në renditjen dhe mbulimin me masën plastike që asnjë prej tyre të mos lëvizë.
Kjo gjë po i shpaguhet, sepse shumë njerëz po hynë të shohin dhe të bëjnë fotografi, ndërsa shumica po ndalojnë edhe të rregullojnë flokët. /Telegrafi/