Thuajse dy vjet pas premierës së tij zyrtare, Ford Mondeo i ri do të arrijë edhe në tregun evropian.
Sipas njoftimeve, në kontinentin e vjetër, Mondeo do të jetë në dispozicion me dy paketa të pajisjeve, dy motorë me benzinë EcoBoost dhe tri forma të karrocerisë.
Motorët do të jenë 1.5 l dhe 2.0 l me benzinë EcoBoost turbo, si edhe motori hibrid që do ta kombinojë 2.0 EcoBoostin me motorin elektrik.
Marshet do të jenë: manual me gjashtë shpejtësi dhe automatik Powershift.
Në vitin e ardhshëm do të jenë në dispozicion edhe motorët me naftë TDCi (1.6 l dhe 2.0 l), ndërsa blerësit nga viti 2015 do ta kenë në ofertë edhe versionin e tërheqjes me të katër rrotat. /Telegrafi/