Këngëtarja Edmonda Bushi-Gecaj, e njohur me emrin artistik Monda, e ka publikuar projektin e parë muzikor si solo-këngëtare, i cili është paralajmëruar prej ditësh.
Teksti dhe muzika janë realizuar nga kompozitori i mirënjohur, Naim Krasniqi, ndërsa videoklipi i këngës është prodhim i produksionit “Polifonia AV”.
Të rikujtojmë se Monda kohë më parë ka lansuar edhe duetin me doajenin e muzikës popullore. Ismet Peja me titull “Kënga jonë gjithmonë do t’knohet”.
Ajo njëherësh ka realizuar edhe shumë këngë tjera në kuadër të grupit të saj muzikor “Motrat Bushi”, me të cilët ka qenë bashkë nga fillimi i karrierës, ndërsa nga shtatori i vitit 2018 vepron si solo-këngëtare.