Telegrafi

Monchi zbulon arsyen se pse Kounde shkoi te Barcelona e jo te Chelsea

Jules Kounde është futbollisti më i ri i Barcelonës me katalanasit që i paguan Sevillas 50 milionë euro plus 10 të tjera në formën bonusesh.

Mirëpo, për francezin në garë deri në fund ishte edhe Chelsea, madje ashtu siç e tregon edhe vetë drejtori sportiv i Sevillas, Monchi, kishte marrëveshje me Blutë e Londrës.

“Në fillimin e afatit kalimtar kishte shumë pretendentë për Kounde, por lista u shkurtua në dy, Chelsea dhe Barcelona”.

“Mbi të gjitha Chelsea sepse bisedimet ishin të avancuara, madje Kounde mund të konsiderohej një lojtar i tyre duke qenë se arritëm një akord total”.

“Por, kishte disa dyshime të futbollistit për rolin e tij në fushë dhe në këtë mes përfitoi Barcelona”.

“Oferta e parë e katalansve ishte e pamjaftueshme por më pas gjetëm akordin”, ka thënë Monchi. /Telegrafi/