Roma nuk ka hequr dorë nga mesfushori Hakim Ziyech.
Mesfushori maroken ka shkëlqyer me Ajaxin këtë edicion me golat dhe asistimet e tij.
Në 27 ndeshje të zhvilluara, Ziyech ka arritur të shënoj 12 gola dhe të dhurojë 11 asistime.
Reprezentuesi i Marokut është një objektiv i kamotshëm i Romës që po synon transferimin e tij në ditët e fundit ë afatit kalimtar të janarit.
Mediat italiane kanë raportuar se drejtori sportiv i Romës, Monchi do të udhëtojë gjatë vikendit në Amsterdam për tu takuar me drejtuesit e Ajaxit.
Roma është e gatshme të shpenzojë rreth 30 milionë për ta transferuar yllin maroken.
Për Ziyech interesim ka shfaqur edhe skuadra angleze Tottenham Hotspur si dhe ajo gjermane Borussia Dortmund. /Telegrafi/