Telegrafi

Monchi për Nainggolanin: Deri më tani asnjë ofertë nuk ka ardhur

VERONA, ITALY - DECEMBER 10: Radja Nainggolan of Roma in action during the Serie A match between AC Chievo Verona and AS Roma at Stadio Marc'Antonio Bentegodi on December 10, 2017 in Verona, Italy. (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)

Drejtori sportiv i Romës, Monchi, ka thënë se ende nuk ka pranuar ndonjë ofertë për Radja Nainggolan.

Belgu së fundmi ka qenë i lidhur me një kalim te klubi kinez, Guangzhou Evergrande, të cilët thuhet se janë të gatshëm të paguajnë 50 milionë euro dhe 12 milionë rrogë për lojtarin.

Lexo po ashtu Di Francesco: Nainggolan do të startojë ndaj Interit

“Deri më tani asnjë ofertë nuk ka ardhur”, ka thënë Monchi për Corriere dello Sport.

Sipas Gazzetta dello Sport, marrëveshja me Guangzhou është kryet të premten dhe Nainggolan e ka pranuar kalimin.

Do ishte një transferim në formë të huazimit për gjashtë milionë euro, me obligim blerje, por klubi kinez ende nuk bërë ofertë zyrtare

Gazeta italiane thotë se Roma preferon të shet Kevin Strootman ose Emerson Palmieri dhe të mbajë belgun.

Nainggolan në të kaluarën ishte pjesë e Cagliarit. /Telegrafi/