Drejtori sportiv i Sevillas, Monchi ka thënë se nuk ka absolutisht asgjë mes klubit që ai drejton dhe mesfushorit të Barcelonës, Ivan Rakitic.
Mediat e afërta m klubin andaluzian kishin bërë të ditur që ka një marrëveshje mes klubit dhe kroatit.
Rakitic do të mbetet pa kontratë me Barcelonën në vitin 2021 dhe Monchi e ka mohuar marrëveshjen.
“Rakitic dhe Sevilla nuk kanë asgjë, asgjë”, ka thënë Monchi për Muchodeporte.
“Nëse klubet shohin që të ardhurat e tyre bien, tregu i futbollit do të ndikohet. Ne do të duhet të përshtatemi me këto rrethana”.
“Ajo që po ndodh me Barcelonën nuk ka asnjë lidhje me Sevillan. Ne jemi miq, por kemi folur vetëm për shqetësimin për familjet tona”, ka thënë ai.
31-vjeçari ka zgjatur 298 paraqitje për Barcelona që nga kalimi i tij nga Sevilla në verën e vitit 2014. /Telegrafi/