Drejtori i Romës, Monchi, ka thënë se Kostas Manolas nuk o të largohet dhe do të qëndrojë edhe për shumë kohë të gjatë.
Mbrojtësi grek ka qenë afër transferimin te Zenit St Petersburg, por në fund transferimi nuk ndodhi shkaku i pagës së lojtarit.
Për tyë ka interesim edhe nga Juventusi dhe Interi.
“Manolas do të qëndrojë dhe do të qëndrojë për një kohë të gjatë te Roma”.
“Nëse do të mendonte të largohej nuk do ta vazhdonte kontratën, por nuk ndodhi pasi ai është i lumtur këtu”, ka thënë Monchi.
Romës i kanë ikur deri më tani yje si Mohamed Salah, Leandro Paredes dhe Antonio Rudiger. /Telegrafi/