Telegrafi

Monchi: Ende nuk ka ndonjë ofertë për Alissonin

Drejtori sportiv i Romës, Monchi, vazhdon të thotë se nuk ka ndonjë ofertë drejt tyre për portierin Alisson Becker.

Braziliani tash e disa kohë ka qenë i lidhur me një kalim të Liverpooli apo Real Madridi, ndërsa së fundmi është raportuar edhe për Chelsean.

Por, sipas Monchit shanset që portieri 25-vjeçar të largohet janë të njëjta si më të tjerëve pasi ndaj tij nuk ka ndonjë lëvizje në tregun e transferimeve.

Alisson gjatë një ndeshje për Brazilin në Botëror (Foto: Getty Images)

“Të njëjta shanse që kanë edhe Manolas, Dzeko dhe Pellegrini të largohen. Të njëjta shanse si të tjerët për të cilët nuk kemi pranuar oferta. E di që nuk më besoni, por nuk kam pasur ndonjë ofertë”.

“Nëse do vinte ndonjë, ne do e vlerësonim dhe do merrnim një vendim”.

Lexo po ashtu Chelsea ka gati 70 milionë për Alissonin, por braziliani do vetëm Real Madridin

“Tani mendoj se ai duhet të pushojë pas impenjimit në Botëror që kishte pastaj të vijë këtu dhe të bëjë një sezon të rëndësishëm si ai i vitit të kaluar”, ka thënë Monchi.

Ndërsa i pyetur për afrimet që ata po mendojnë se do të bëjnë, Monchi tha se ka disa emra në kokë, por nuk zbuloi ndonjërin. /Telegrafi/