Telegrafi

Monchi: E kishim patjetër të shisnim, Salah dëshironte me çdo kusht Liverpoolin

Mohamed Salah është futbollisti i momentit në Angli dhe te Liverpooli.

Sulmuesi egjiptian ka shkëlqyer me Liverpoolin në Ligën Premier por edhe në garat evropiane.

Salah iu bashkua Liverpoolit për vetëm 42 milionë euro plus tetë të tjera në formë bonusesh.

Drejtori sportiv i Romës, Monchi ka folur për këtë operacion duke u pyetur sa ndjen keqardhje që e lejoi largimin e Salahut për një shifër aq të ulët duke parë cilësitë e tij.

“Marrëveshja me Liverpoolin ishte arritur me 22 qershor dhe ne e kishim patjetër të shisnim për shkak të FFP (Fair Play Financiar)”.

“Anglezët dërguan fillimisht 32 milionë euro dhe ne arritëm në fund marrëveshje për 42 milionë dhe tetë të tjera bonuse”.

“Salah kishte vendosur më herët që t’i bashkohej Liverpoolit pasi ishte ëndrra e tij dhe ne bëmë një lëvizje të madhe”, ka thënë spanjolli.

Tutje Monchi ka deklaruar se në rast se do të ndodhte transferimi i Neymar dhe Mbappe më herët atëherë edhe Salah do të kushtonte më shtrenjtë.

 

“Neymar dhe Mbappe kanë prishur tregun. Por transferimi i tyre ndodhi më vonë”.

“Nëse do të ndodhte më herët transferimi i Neyamrit atëherë edhe Salah do të kushtonte më shumë”, ka deklaruar Monchi.

Krejt në fund drejtori sportiv i Romës ka thënë se skuadra e tij dëshiron të shkojë larg në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/