Site icon Telegrafi

Monchi: Duhet të bëjmë atë që bëmë ndaj Barcelonës

Drejtori i Romës, Monchi, ka deklaruar se ndeshja ndaj Liverpoolit do të jetë shumë e vështirë.

Roma u kualifikua pas një paraqitje të përkryer ndaj Barcelonës në gjysmëfinale.

Është drejtori sportiv i Romës ai që ka mirëpritur sfidën duke thënë se Giallorosët do të gjejnë knaqësinë e munguar gjithë këto vite.

“Kjo duket një mundësi e përkryer për ne që të gjejmë knaqësinë që nuk ishim në gjendje ta përjetjomë vite më parë, por do të jetë ndeshje e vështirë sepse Liverpooli është skuadër e fortë”.

“Ne duhet të mendojmë për veten tonë dhe të bëjmë atë që treguam edhe ndaj Barcelonës”, u shpreh Monchi pas shortit.

Liverpooli u kualifikua pas dy performancave të kompletuara ndaj Manchester Cityt.

Ndeshja e parë zhvillohet në Anfield më 24 prill.

/Telegrafi/

Exit mobile version