Raportohet se drejtori sportiv i Romës, Monchi, është duke shikuar mundësitë për të nënshkruar me Aleix Vidal.
Anësori i Barcelonës dhe numri një i tregut të transferimeve të klubit italian kanë punuar së bashku te Sevilla, kjo para se 28-vjeçari të kalonte te Barça në vitin 2015.
Vidal ka bërë vetëm shtatë paraqitje në të gjitha garat për klubin spanjoll këtë sezon, por ka arritur të asistojë në dy gola.
Por, këto duket se nuk i kanë mjaftuar të bindin trajnerin Ernesto Valerde.
Sipas Corriere dello Sport, Monchi shpreson që të mbyllë marrëveshjen që në ditet e para të janarit, kjo të zë në befasi konkurrencën.
Për Vidalin kanë shfaqur interesim edhe Milani dhe Interi gjatë verës, por mbrojtësi kishte preferuar qëndrimin në Camp Nou.
Cmimi i lojtarit është rreth 10 milionë euro. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=pGyK86ibBas