Site icon Telegrafi

Monchi: Asnjë kontakte me Juventusin për Strootmanin

Drejtori sportiv i Romës, Monchi, ka thënë se nuk ka asnjë kontakt me Juventus për Kevin Strootmanin.

Bianconerët janë në kërkim të një mesfushori fundor dhe lajmet e fundit që vijnë nga Italia janë se janë vënë pas lojtarit holandez.

“Nuk ka asnjë kontakt me Juventusin”.

“Jemi të fokusuar në ndërtimin e skuadrës. Jemi të fokusuar për një lojtar krahu dhe nuk ka diçka më shumë për të thënë”, ka thënë Monchi.

Sipas medieve italiane Juventusi mund ta paguajë klauzolën e Strootman. /Telegrafi/  

Exit mobile version