Site icon Telegrafi

Monchengladbach i rezervoi një pritje të madhe Xhakës, por nuk harroi të tallet me shqiptarin (Foto)

Mesfushori i Përfaqësueses së Zvicrës, Granit Xhaka, kaloi gjatë verës te Arsenali për 35 milionë funte nga Borussia Monchengladbach.

Pasi e gjitha kjo ndodhi para fillimi të sezonit 2016/17 të Bundesligas, mesfushori shqiptar nuk arriti t’i përshëndet tifozët e klubit gjerman.

24-vjeçari vonoi, por nuk harroi t’i përshëndet ata. E gjitha kjo erdhi të martën në mbrëmje në Borussia-Park para ndeshjes ndaj Wolfsburg.

Lexo po ashtu Xhaka kthehet te Gladbach, pritja madhështore nga tifozët (Foto/Video)

Për vizitën e shqiptarit shkroi edhe faqja zyrtare e Monchengladbach në Twitter e cila u tallë paska me Xhakën.

“Siç po e shikojmë sugjerimi jonë për një karton të verdh gjigant nuk është marrë parasysh”.

Kjo shaka erdhi nga fakti se ai ishte ndëshkuar 48 herë me karton të verdhë në kohën sa ishte në Gjermani.

Vizita e Granitit nuk ishte fatsjellëse pasi ish-skuadra e tij hupi me rezultat 2-1. /Telegrafi/

“Siç po e shikojmë sugjerimi jonë për një karton të verdh gjigant nuk është marrë parasysh”.

 

Exit mobile version