Site icon Telegrafi

Monaco transferon talentin e Barcës

Talenti i Barcelonës, Jordi Mboula, i është bashkuar klubit të Monacos.

Klubi nga Ligue 1 ka paguar tre milionë euro për futbollistin 18-vjeçar.

Lojtari, i cili rrjedh nga La Masia ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me klubin e ri.

Mboula ka lindur në mars të vitit 1999 dhe luan në mesfushë.

Ai është lidhur me Monacon deri në vitin 2022, ndërsa kontrata do të hyjë në fuqi nga 1 korriku 2017. /Telegrafi/

Exit mobile version