Site icon Telegrafi

Monaco refuzon ofertën e parë të Chelseat për Bakayokon

Chelsea ka dështuar me ofertën e tyre të parë për yllin e Monacos, Tiemoue Bakayoko.

Sipas gazetës franceze L’Equipe, Chelsea ka ofruar vetëm 26 milionë funte për mesfushorin e talentuar të Monacos.

Lexo po ashtu Chelsea ofron Batshuayin plus të holla për Bakayokon

Blutë duket se kanë fituar garën pasi Bakayoko thuhet se ka marrë vendimin për t’u bashkuar me kampionët e Ligës Premier.

Megjithatë, pavarësisht dëshirës së Bakayokos për të shkuar në Stamford Bridge, Monaco nuk do të pranojë asnjë ofertë më të vogël se 39 milionë funte.

Bakayoko ishte një anëtar titullar i skuadrës së Monacos pasi fitoi titullin e Ligue 1 para ekipit dominues të viteve të fundit, Paris Saint Germain. /Telegrafi/

Exit mobile version