Youssouf Fofana është objektivi kryesor i Milanit për repartin e mesfushës, por nuk do të jetë aspak e lehtë të nënshkruhet me të.
Milani ka bërë ofertë zyrtare për mesfushorin francez, por kjo ofertë është refuzuar nga Monaco.
Sipas asaj që ka raportuar Sky Sport Rossonerët kanë ofruar 17 milionë euro , falë vullnetit të lojtarit, që synon të mbërrijë në Itali për të veshur fanellën e ‘Djallit’.
Në orët e fundit janë bashkuar edhe klube të tjera angleze, por nuk luajnë në Evropë.
Megjithatë, Monaco kërkon 35 milionë, një kërkesë shumë e lartë për dikë që ka hyrë së fundmi në vitin e fundit të kontratës.
Priten kontakte të tjera dhe me gjasë edhe propozime të reja zyrtare, pasi hendeku aktualisht është gjithsesi i madh.
25-vjeçari i ka bërë të qartë klubit se dëshiron vetëm transferimin në San Siro dhe palët pritet të ulen sërish për të gjetur një marrëveshje. /Telegrafi/