Milani ka bërë një ofertë prej 30 milionë eurove për sulmuesin Radamel Falcao, por Monaco e ka refuzuar atë.
Rossonerët vazhdojnë kërkimin për një qendërsulmues për të kompletuar skuadrën e tyre të rinovuar dhe do të jetë nënshkrimi i 11-të i profilit të lartë gjatë verës.
Sipas France Football, ata bënë një propozim me vlerë 30 milionë euro te Monacon për Falcaon, i cili është përmendur si një objektiv i mundshëm.
Megjithatë, fituesit e Ligës 1 hodhën poshtë ofertën dhe dëshironin më shumë për reprezentuesin 31-vjeçar kolumbian.
Objektivat e tjerë të Milanit janë Pierre-Emerick Aubameyang i Borussia Dortmundit, Nikola Kalinici i Fiorentinës dhe Andrea Belotti i Torinos. /Telegrafi/