Monaco ka refuzuar një shumë faraonike, që do të shënonte rekord të ri botëror, nga Reali i Madridit, për sulmuesin shpërthyes dhe premtues Kylian Mbappe.
Të paktën kështu raporton “the Telegraph”, sipas së cilës madrilenët kishin trokitur në dyert e klubit nga Principata me 120 milionë euro për 18-vjeçarin, që udhëhoqi ekipin e tij drejt titullit në Ligue 1 me 15 gola të shënuar dhe 11 asiste të dhëna.
Oferta prej 120 mln eurosh, nëse nuk është vetëm një thashetheme, do të kalonte 100 milionë eurot e paguara nga Manchester United për t’i rrëmbyer Juventusit francezin Paul Pogba.
Sulmuesi francez ka kontratë deri në vitin 2019, por Monako është e vendosur ta mbajë ende thesarin e saj më të çmuar, sigurisht duke i ofruar atij rinovimin.