Telegrafi

Monaco refuzon 100 milionë euro nga Liverpooli

Monaco ka refuzuar ofertën e dytë të Liverpoolit për talentin Kylian Mbappe, ofertë kjo e cila peshonte plot 100 milionë euro.

Liverpooli dëshiron t’i jap me çdo kusht trajnerit të tyre Jurgen Klopp synimin e tij kryesor të transferimeve, Mbappen, dhe tashmë kanë  bërë një ofensivë të dytë për të arritur atë që mund të jetë nënshkrimi i verës.

Lexo po ashtu Wenger ofron shumën rekord dhe Giroudin për Mbappe

Për zhgënjimin e trajnerit gjerman, Monaco ka hedhur poshtë ofertën prej 100 milionë euro që ka ardhur nga ekipi nga Anfield Road në përpjekjen e tyre të dytë.

Dmitri Rybolovlev, pronar i ekipit të Principatës, duket se nuk ka shumë synim t’i shesë sulmuesin dhe këtë e tregon nga refuzimi i propozimit që erdhi nga Liverpooli.

Lexo po ashtu PSG të vendosur për të thyer rekordin botëror, ofrojnë "një mal me para" për Mbappe  

Pronari i Monakos dëshiron më shumë të holla dhe ka thënë gjithmonë se çmimi i nisjes do të shkojë përtej 114 milionë eurove që Manchester United pagoi për Pogba verën e kaluar.

Ndryshe, në media sot ka qarkulluar edhe një lajm ku skuadra tjetër franceze, PSG, po mendon të thyej rekordin botëror të transferimeve duke ofruar mbi 135 milionë euro për talentin Mbappe. /Telegrafi/