Monaco është klubi i radhës që i dëshiron shërbimet e Mauro Icardit, ndërsa thuhet se do të ofrojë 65 milionë euro plus bonuset për Interin, si edhe një pagë vjetore prej 12 milionë eurosh për lojtarin.
Argjentinasi nuk është i dëshiruar te Nerazzurrët, ashtu që pritet të largohet. Mirëpo, deri më tani e ka refuzuar interesimin e Napolit, pasi është duke e pritur Juventusin.
Sipas Rai Sport, është duke ndodhur një zhvillim i ri lidhur me situatën e sulmuesit me një ofertë nga Monaco që e ka nisur keq sezonin në Ligue 1.
Klubi francez është i gatshëm t’ia paguajë Interit shumën e njëjtë sikurse Napoli, ndërsa paga për lojtarin është shumë më e lartë dhe do t’i ofrojë kontratë pesëvjeçare.
Deri më tani, Partenopei i kanë ofruar Icardit 7.5 milionë euro në sezon që me bonuese mund të arrijë 9.5 milionë euro (që është më pak se 12 milionë eurot e ofruara nga Monaco). /Telegrafi/