Site icon Telegrafi

Monaco nuk e fton Keitan, gati transferimi te Interi

Inter siç duket është afër transferimit të Keita Balde Diao, që është lënë jashtë skuadrës së Monacos për ndeshjen me Nantesin. 

Kalimi në San Siro duket i pashmangshëm, pasi ish-sulmuesi i Lazios nuk është pjesë e AS Monacos për ndeshjen që zhvillohet të shtunën në Ligue 1 kundër Nantes.

Faqja zyrtare e klubit tregon arsyet për mungesën e lojtarëve si Andrea Raggi, Almamy Toure, Pietro Pellegri, Adama Traore, Alexandr Golovin dhe Danijel Subasic, por nuk e përmend fare Keitan.

Sipas burimeve italiane, senegalezi e ka kaluar pasditen me agjentin e tij, Roberto Calenda.

Në fillim ishte propozuar si një shkëmbim mes Keitas dhe Antonio Candrevas, por kjo nuk do të ndodh.

Sky Sport Italia pretendon se marrëveshja është afër kompletimit, për një huazim në vlerë 6 milionë euro me mundësi për të blerë për 30 milionë euro në fund të sezonit.

Lojtari ka nënshkruar një kontratë katër-vjeçare nga qershori 2019 me Monacon. /Telegrafi/

Exit mobile version