Klubi francez, Monaco e ka njoftuar Arsenalin për çmimin që e kërkojnë për talentin Kylian Mbappe.
Sipas Daily Mail, Arsenali është njoftuar nga skuadra franceze se kërkojnë të paktën 130 milionë funte për Mbappe.
Shpresat e Topçinjve për të transferuar adoleshentin e talentuar po veniten me Real Madridin që kryeson garën për të ‘rrëmbyer’ sulmuesin.
Dhe çmimi i çmendur i kërkuar nga Monaco për Mbappen, ka ofruar një tjetër pengesë të madhe drejt një marrëveshjeje.
Vlerësimi i Monacos për francezin thuhet se ka bërë që londinezët të shqyrtojnë seriozisht kalimin e fokusit të tyre diku tjetër, tek ndonjë futbollistë tjetër. /Telegrafi/