Telegrafi

Monaco arrin marrëveshje me Liverpoolin për Minamino

(Foto: takumi18minamino_official)

Monaco ka arritur marrëveshje në vlerë prej 15.5 milionë funte (18 milionë euro) me Liverpoolin për transferimin e Takumi Minamino.

Marrëveshja bazë është 15 milionë euro plus tre milionë euro të tjera në formë shtesash – njofton Sky Sports.

27-vjeçari iu bashkua Redsave në vitin 2020 nga Red Bull Salzburgu. Ai ka regjistruar 55 paraqitje duke shënuar 14 gola.

Si pjesë e Liverpoolit, ai arriti ta fitonte Ligën Premier (2019/2020), Kupën FA dhe Kupën EFL.

Ndërkaq, në pjesën e dytë te sezonit 2020-2021 u huazua te skuadra e Southamptonit. /Telegrafi/

(Foto: takumi18minamino_official)