Site icon Telegrafi

Monaco afër transferimit të Mariano Diazit

Mariano Diaz (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Mariano Diaz thuhet se nuk është në planet e Zinedine Zidanes për sezonin e ri, andaj Real Madridi po planifikon që ta shesë përfundimisht.

Sulmuesi dominicano-spanjoll u rikthye në verën e kaluar te Los Blancos nga Lyoni si zëvendësues i Cristiano Ronaldos që kaloi te Juventusi, mirëpo dështoi ta tregonte veten.

Kështu, në këtë verë trajneri francez ka kërkuar nga Florentino Perez që ta shesë Diazin, derisa disa klube evropiane janë të interesuar për transferimin e tij.

Sipas L’Equipe, Monaco po tenton ta transferojë sulmuesin 25-vjeçar, si zëvendësues të Radamel Falcaos.

Lexo po ashtu Pas Ceballos, Reali planifikon të shes edhe shtatë futbollistë

Skuadra franceze kaloi nëpër një formë katastrofale në sezonin e kaluar, pasi që luftuan edhe për mbijetesën, andaj në këtë verë dëshirojnë t’i ndryshojnë gjërat.

Monaco po ashtu ka tentuar transferimin e Andre Silvas nga Milani, mirëpo sulmuesi portugez nuk arriti marrëveshje për kushtet personale. /Telegrafi/

Exit mobile version