Telegrafi

Monaco afër rikthimit të Bakayokos nga Chelsea

Foto: Goal.com

Chelsea po mendon që t’i ndajë rrugët në këtë afat kalimtar me Tiemoue Bakayokon.

Frank Lampard i ka bërë me dije mesfushorit francez se nuk është në planet e tij për këtë sezon, derisa Monaco po tenton rikthimin e tij.

Sipas asaj që raporton RMC Sport, skuadra franceze dëshiron ta rikthejë në skuadër Bakayokon, pasi aty edhe e kishte formën më të lartë.

Mesfushori 25-vjeçar nuk ka arritur ta tregojë veten et skuadra londineze, që nga viti 2017, atëherë edhe kur kaloi në Stamford Bridge për 45 milionë euro.

Lexo po ashtu Bakayoko drejt rikthimit në kampionatin francez

Monaco dëshiron ta rikthejë Bakayokon, mirëpo ata kanë shfaqur interesimin edhe për anëtarin e Milanit, Franck Kessie.

Afati i transferimeve në Ligue 1 mbyllet më 2 shtator, andaj në këtë javë mund të mbyllet marrëveshja në mes të dyja klubeve. /Telegrafi/