Telegrafi

Mona, dashuria e përjetshme e Zanfinës (Foto)

Ishte mbështetje më e madhe për të në jetë. I qëndroi pranë në çdo sfidë, e deshi pafund, gjersa amanet ia la muzikën…

Është kjo Mona Ismaili, e cila gjatë gjithë jetës iu përkushtua vajzave të saj.

Me profesion bibliotekiste, por që për shumë kohë ushtroi profesionin e menaxheres së vajzave të saj këngëtare: Adelina e Zanfina Ismaili.

Në prill të 2016-tës, ajo u shua duke i lënë vajzat e saj përherë të pikëlluara, por që njëherit do ta kujtojnë gjithmonë dashurinë e tyre më të madhe.

Zanfina së fundmi ka publikuar një tjetër fotografi në InstaStory, në të cilën shfaqet me nënën e saj të ndjerë.

Zanfina publikon një fotografi të veçantë me Monën. Burimi i fotos: InstaStory

Ndërkohë, një tjetër imazh këngëtarja e ka publikuar pak orë më herët, ku shfaqet në një nga skenat e klipit “M”, projekt të cilin ajo ia kushtoi nënës së saj të ndjerë vitin e kaluar.

Adelina, Ema dhe Zanfina kanë tashmë një dashuri të përjetshme, e ajo është engjëlli i tyre, Mona Ismaili. /Telegrafi/