Ishte mbështetje më e madhe për të në jetë. I qëndroi pranë në çdo sfidë, e deshi pafund, gjersa amanet ia la muzikën…
Është kjo Mona Ismaili, e cila gjatë gjithë jetës iu përkushtua vajzave të saj.
Me profesion bibliotekiste, por që për shumë kohë ushtroi profesionin e menaxheres së vajzave të saj këngëtare: Adelina e Zanfina Ismaili.
Në prill të 2016-tës, ajo u shua duke i lënë vajzat e saj përherë të pikëlluara, por që njëherit do ta kujtojnë gjithmonë dashurinë e tyre më të madhe.
Zanfina së fundmi ka publikuar një tjetër fotografi në InstaStory, në të cilën shfaqet me nënën e saj të ndjerë.
Ndërkohë, një tjetër imazh këngëtarja e ka publikuar pak orë më herët, ku shfaqet në një nga skenat e klipit “M”, projekt të cilin ajo ia kushtoi nënës së saj të ndjerë vitin e kaluar.
Adelina, Ema dhe Zanfina kanë tashmë një dashuri të përjetshme, e ajo është engjëlli i tyre, Mona Ismaili. /Telegrafi/