Site icon Telegrafi

Momirovski: Kërkojmë që të hetohet aplikacioni që LSDM e ka shfrytëzuar për grumbullimin e të dhënave të qytetarëve

Goran Momirovski, anëtari i grupit të kandidates për presidente të vendit, Gordana Silajovska, sot tha se në Komisionin Shtetëror Zgjedhor, ka folur për ankesat e djeshme të disa institucioneve, të cilat shprehëm dyshime për rregullsinë e këtyre zgjedhjeve në kontekstin e aplikacionit të LSDM-së për grumbullimin e të dhënave nga qytetarët për të cilën dyshojnë se kanë përfunduar në serverin e LSDM-së.

“Si konfirmim i dyshimeve tona erdhi tërheqja e djeshme e aplikacionit nga shërbimi “Google Play” dhe më vonë rënia e serverit të LSDM-së, ku dyshojmë se ruhen të dhënat personale dhe të dhënat e qytetarëve”, tha Momirovski.

Lexo po ashtu LSDM: Nuk ekziston aplikacion që i grumbullon të dhënat personale të qytetarëve

Ai shtoi se me kryetarin e KSHZ-së, Oliver Derkovski biseduan për atë se cilat janë kompetencat e KSHZ-së dhe çfarë mund të bënin, dhe se ai i ka premtuar se gjithçka brenda kompetencave të Komisionit do të ndërmerret dhe do të hetojë pretendimet për parregullsi në konteksti e asaj që KSHZ që mund të bëjë në këtë rast./Telegrafi/

Exit mobile version