Jurgen Klopp kishte vendosur Fabinhon në qendër të mbrojtjes ndaj Ajaxit, pasi ylli i skuadrës Virgil van Dijk, pësoi një dëmtim serioz në ndeshje ndaj Evertonit në fundjavën e kaluar.
Fabinho ishte partner me Joe Gomez në qendër të mbrojtjes në ndeshjen e parë të The Reds në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve për sezonin 2020-21 kundër Ajax në Amsterdam.
Mesfushori brazilian prodhoi një paraqitje shumë të mirë, që do ta bënte krenar edhe vetë Van Dijkun.
Fabinho’s game by numbers vs. Ajax in the #UCL
◉ 75 touches
◉ 10 total duels
◉ 9 clearances
◉ 4 total aerial duels
◉ 4 tackles
◉ 4 interceptions
◉ 4 recoveries
◉ 1 block
◉ 1 goal-line clearanceAn impressive performance at the back. pic.twitter.com/5odgD2kcpU
— Squawka Football (@Squawka) October 21, 2020
Liverpool e fitoi ndeshjen falë një autogoli të Nicolas Tagliafico në pjesën e parë, por pa Fabinho, mund të mos i merrte tri pikët e plota.
Pak pa u mbyllur pjesa e parë, ylli i Brazilit e mbajti të paprekur portën e Liverpoolit, duke larguar një topin nga vija e portës.
That Fabinho clearance pic.twitter.com/Sj3yBHnIRI
— 19 Times (@LFCLiverbird96) October 21, 2020
Dusan Tadic mendoi se e barazoni rezultatin kur me parabolë kaloi portieri Adrian dhe topi shkonte drejt rrjetës, por Fabinho doli dhe largoi topin në mënyrë akrobatike nga vija.
Në një inspektim më të afërt, tifozët gjithashtu panë një moment zbavitës nga portieri Adrian.
Adrian pretending to kick the ball away 😂 https://t.co/b8w9rJ0V0D
— Sam McGuire (@SamMcGuire90) October 21, 2020
Ndërsa Fabinho largonte topin, portieri i Liverpoolit instinktivisht tregoi se si duhej ta gjuante. /Telegrafi/