Dua Lipa është në prag të lansimit të këngës së saj më të re.
Artistja 24-vjeçare la një fëmijë tetë vjeçar të quajtur Sam, që është fans i zjarrtë i saj, që ta dëgjonte i pari këngën e saj të re me titull “Don’t start now”.
Ky moment magjik u dokumentua në emisionin e mëngjesit në BBC Radio 1, ku këngëtarja shqiptare ishte e ftuar së fundmi.
Pasi dëgjoi këngën e re të artistes së tij të preferuar, tetë vjeçari Sam iu drejtua fitueses së çmimit ‘Grammy’ me kritikën e tij të plotë rreth projektit të ri.
“Epo, unë mendoj se është absolutisht e shkëlqyer! Me të vërtetë më pëlqen shumë. Unë mendoj se është më mirë se ‘Swan Song'”, tha ai referuar këngës “Swan Song”, që Lipa e publikoi në janar të këtij viti.
Ylli i hitit “New Rules” më pas falënderoi kritikun e ri për reagimet dhe ndershmërinë e tij.
Për shkak se kënga nuk u luajt për pjesën tjetër të dëgjuesve të emisionit, prezantuesi i emisionit Greg James i kërkoi Samit t’i tregonte pak nga ritmi dhe teksti i këngës ende të papublikuar, dhe që deri më tani vetëm ai dhe Dua e kishin dëgjuar.
😱 @GregJames just gave one of @DuaLipa’s youngest fans the FIRST EVER listen to her brand new track #DontStartNow 🎧🎶
Watch Sam give Dua his very honest, incredibly cute first review 📝 pic.twitter.com/XK9IH8gDqr
— BBC Radio 1 (@BBCR1) October 31, 2019
Lipa e ndihmoi paksa, megjithatë ajo ishte e impresionuar me aftësitë e tetë vjeçarit, i cili mbajti mjaft mirë në mend fjalët e tekstit.
“Ju ishit aq i mirë!”, i tha Dua fansit të saj të vogël.
Ajo gjithashtu pretendoi se ishte “aq e lumtur” sa Sam ishte “personi i parë që dëgjoi këngën”.
“Unë e dua atë. Më pëlqen shumë”, e siguroi vogëlushi. “Fjalë për fjalë, unë mendoj se është më mirë se ‘Swan Song'”, përsëriti ai. /Telegrafi/