Telegrafi

Momenti tronditës kur Richarlison humbi vetëdijen pas goditjes në kokë nga Eric Bailly

(Foto: Screenshot/beiNSPORTS)

Richarlison ka përjetuar një moment të tmerrshëm në ndeshjen ndërmjet Evertonit dhe Manchester Unitedit në Carabao Cup.

Djajtë e Kuq fituan me dy gola të vonshëm dhe siguruan kualifikimin në gjysmëfinale, mirëpo takimi u shoqërua me incidente të shumta.

Një prej tyre ishte përplasje e futbollistit brazilian me Bruno Fernandes dhe pastaj goditja e frikshme që pësoi nga Bailly.

Richarlison ra menjëherë në tokë dhe dukej sikur e kishte humbur vetëdijen, ndërkohë që intervenoi stafi mjekësor dhe më pas u bart drejt zhveshtores.

 

Në ndërkohë, Fernandes është krahasuar me Harry Kane për veprimin e tij, pasi pikërisht lëvizja e portugezit bëri që braziliani të goditej nga Bailly.

Lexo po ashtu Mesfushori i Unitedit e shtyu në mënyrë të çuditshme Bruno Fernandesin në një incident gjatë ndeshjes ndaj Evertonit

Përdoruesit e rrjeteve sociale e kanë kritikuar këtë veprim të yllit të Unitedit duke e krahasuar me shtyrjen e rrezikshme që u bën sulmuesi i Tottenham Hotspur futbollistëve kundërshtarë e që së fundmi ka qenë temë në media sociale.

Nga ana tjetër, Richarlison i ka njoftuar tifozët e Evertonit përmes rrjeteve sociale se është në gjendje të mirë shëndetësore pas asaj goditjeje. /Telegrafi/