Ky ishte momenti kur një traget shpërtheu në Meksikë duke lënë dhjetëra njerëz të plagosur rëndë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Sipas mediave, shpërthimi ndodhi rreth orës 13:00 të orës lokale të mërkurën në Playa del Carmen, një vendpushim popullor turistik.
Barcos Caribe sapo kishte mbërritur në skelë – e cila ishte e mbushur me vendas dhe turistë – pasi kishte vizituar ishullin e Cozumelit, kur një shpërthim i madh shpërtheu në qendër të varkës.
Imazhet e tmerrshme tregojnë njerëz të gjakosur duke u trajtuar, ndërsa shërbimet emergjente nxituan në vendngjarje.
Gjithashtu thuhet se shpërthimi la një ane të tragetit të shkatërruar plotësisht. /Telegrafi/