Telegrafi

Momenti i frikshëm kur një gjarpër zvarritet mbi pjesën e përparme të një veture në autostradë

Një çift u trondit shumë pasi panë një gjarpër që rrëshqiste nga pjesa e përparme, teksa vetura po ecte në një autostradë të ngarkuar.

Kerry Jenkins dhe partneri i saj ishin duke vozitur në autostradë kur ata e vunë re kokën e gjarprit të vogël duke dalë nga pjesa e përparme e veturës së tyre.

Jenkins e cila mbeti e shtangur, e nxori telefonin e saj për të kapur pamjet e takimit të çuditshëm me reptilin.

“Është një gjarpër i gjelbër, duhet të ndalesh”, tha ajo, raporton Daily Mail, përcjell Telegrafi.

Në video, gjarpri shihet duke u lëkundur sa në njërën anë e sa në tjetrën, teksa vetura vazhdon të lëvizë në rrugën e ngarkuar, teksa partneri i Kerry dëgjohet duke thënë “Nuk mund të ndalem askund”.

Ajo pastaj insiston që partneri i saj të ndaloj në mënyrë që ata ta largojnë gjarprin, duke shtuar “Ai (gjarpri) është nevrikosur”. /Telegrafi/