Telegrafi

Momenti i tmerrshëm, gjimnasti rus bie në tokë gjatë performancës së tij duke pësuar lëndime serioze në kokë

Ky është momenti i tmerrshëm kur një gjimnast i ri rus ra nga rripat e larta të cirkut duke pësuar ‘lëndime serioze në kokë’ kur një kabllo u këput gjatë një shfaqjeje.

Alexey Sh, 14-vjeçar përfundoi në tokë kur u zgjidhën rripat e tij derisa kryente rrotullime gjatë performancës në qytetin rus Zarechny në rajonin e Sverdlovsk, transmeton Telegrafi.

Partnerja e tij Kamilla, e cila po shikonte anash si pjesë e performancës, shihet duke ikur në prapaskenë, me sa duket e tronditur nga rrëzimi i tij i tmerrshëm.

Alexey qëndroi i palëvizshëm në skenë, derisa mjekët u thirrën për ndihmë.

Ai iu nënshtrua një operacioni emergjent në kafkë dhe do të transferohet në një spital të specializuar dhe aktualisht është në koma.

Gjimnastët e tjerë janë parë derisa po shikonin të tmerruar derisa ekipi mjekësor i jep ndihmën e parë pas rënies së 14-vjeçarit. /Telegrafi/