Disa njerëz kanë mbetur të lënduar, kur një cisternë me karburant u përplas për tokë në rrugët e një qyteti në Egjipt, me ç’rast u krijua “një det i zjarrtë”.
Cisternera ishte përmbysur në një anë të rrugës për arsye të panjohura, dhe kishte filluar të rrjedh benzinë nga kulmi i saj, transmeton Telegrafi.
Disa njerëz shfrytëzuan rastin duke mbushur kovat për të bërë para nga aksidenti, por kjo vjedhje duke se iu kushtoi shtrenjtë pasi brenda pak minutave u shndërrua në tragjedi.
Një video e publikuar në internet, shfaq momentin kur disa njerëz po vraponin pranë cisternës për të mbushur kovat me karburant.