Një video rrëqethëse është duke qarkulluar në internet, në të cilën shfaqet momenti kur një motoçikletë e parkuar në rrugë eksplodon pasi në të ishte vendosur një bombë, e cila kishte për cak ta hedh në erë deputetin djathtistë të Ukrainës.
Në video shihet deputeti Igor Mosiychuk i cili i shpëton atentatit me bombë, edhe pse në rrugët e Kievit ku edhe ndodhi shpërthimi, u plagosën disa persona si dhe humbi jetën dy persona përfshirë edhe truprojën e politikan ukrainas, transmeton Telegrafi.
Por, hiq më lehtë nuk ka shpëtuar edhe 45-vjeçari Mosiychuk të cilit i janë ngulur copëza të metalta nga bomba, që pas intervenimit në spital i janë larguar dhe është jashtë rrezikut për jetë.
Bomba ishte vendosur në motoçikletë të cilën sipas dëshmitarëve e kishin sjell dy persona. Ndërkaq Mosiychuk akuzon Rusinë për shpërthimin, derisa hetuesit janë duke hetuar rastin që sipas gjitha gjasave është vepër terroriste. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=jFHnaGh1Myk