Një tërmet i fuqishëm ka goditur Marokun gjatë natës dhe sipas informacioneve të para kanë humbur jetën të paktën 300 persona. Disa ndërtesa u shkatërruan nga tërmeti në disa qytete.
Pas një tërmeti të fortë është paralajmëruar evakuim masiv i popullsisë, raporton reuters.
Një zyrtar lokal tha se shumica e viktimave gjenden në zonat malore që ishin të vështira për t’u arritur.
Prayers🙏 for Morocco
Powerful earthquake with M 6. 8 hit Morocco resulting in deaths of at least 296 people. #Morocco #earthquake #moroccoearthquake #deprem #morocco #maroc #earthquakes #abhisha #G20India2023 #DollarRate pic.twitter.com/dPSsOCPeDY
— Suhan Raza (@SuhanRaza4) September 9, 2023
Në rrjetet sociale janë publikuar video të shkatërrimit të një ndërtese, nuk dihet nëse ka shkaktuar viktima.
Qendra Gjeofizike e Marokut tha se një tërmet me magnitudë 7.2 goditi rajonin Ighil të Atlasit të Lartë. Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së vlerësoi magnitudën e tërmetit në 6.8 ballësh të Rihterit ndërsa njoftoi se ishte në një thellësi relativisht të cekët prej 18.5 km.
Ky është tërmeti më vdekjeprurës në Marok që nga tërmeti që goditi vendin në vitin 2004, në të cilin vdiqën më shumë se 600 njerëz. /Telegrafi/
https://twitter.com/Sa91af/status/1700341729285587332