Telegrafi

Momenti i shembjes së ndërtesës 6-katëshe në Stamboll (Video)

Ekipet emergjente janë duke vazhduar operacionin e kërkim-shpëtimit, për personat që besohet të kenë mbetur të ngujuar në rrënojat e ndërtesës së shembur në Stamboll të Turqisë.

Mediat lokale raportojnë se deri më tani është konfirmuar se një person ka humbur jetën, kurse 4 janë shpëtuar deri më tani. Ndërtesa 6-katëshe ishte shembur sot gjatë pasdites, ku dhjetëra familje kishin jetuar dhe gjysma prej tyre kishin punuar në fabrikën e tekstilit e ndërtuar brenda bodrumit të kësaj ndërtese, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Shembet ndërtesë 6-katëshe në Stamboll, dhjetëra persona ngecin nën rrënoja - raportohet për një të vdekur (Foto/Video)

Një video që është duke qarkulluar shfaq momentin kur ndërtesa 6-katëshe shembet dhe disa sekonda më pas krijohet një re tymi. Deri më tani nuk dihen shkaqet e shembjes, por zyrtarët lokalë kanë njoftuar se do të vazhdojnë operacionin e shpëtimit të personave që kanë ngecur në rrënoja.

Guvernatori i qytetit të Stambollit, Ali Yerlikaya, ka deklaruar se leja për ndërtimin e 5 kateve ishte dhënë në vitin 1992, megjithatë besohet se tre kate tjera ishin ndërtuar më pas në mënyrë ilegale. /Telegrafi/