Një video rrëqethëse është publikuar në internet, në të cilën shfaqet momenti kur një djalë 7-vjeç goditet nga një veturë derisa po tentonte të kalonte rrugën, me ç’rast nga përplasja e fortë “fluturon” në ajër për disa metra.
Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në qytetin Zhanaozen në pjesën jugperëndimore të Kazakistanit, ndërsa kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin e goditjes, transmeton Telegrafi.
Në video shihen dy të rinj duke qëndruar në trotuar, kur papritmas njëri prej tyre vendos ta kalojë rrugën, veprim ky që i kushtoi shtrenjtë.
Edhe pse i vetëdijshëm që mund të përplaset nga një veturë, djaloshi fillon të vrapoj por fatkeqësisht jo edhe aq shpejt sa t’i shmanget goditjes nga një veturë e tipit Lada.
Ai është hedhur disa metra në ajër, por menjëherë shoferi ka ndaluar për ta ndihmuar vogëlushin të cilin e dërgon me urgjencë në spital. Gjendja e tij shëndetësore nuk dihet. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=Mlt6h6DFclQ