Kosova e filloi aventurën e kualifikimeve për Kampionatin Botëror me humbje 3-0 ndaj Suedisë.
Përfaqësuesja jonë i pësoi dy gola nga gabimet e lojtarëve tanë, derisa i treti erdhi nga penalltia e shkaktuar nga Milot Rashica, që nuk luajti me qëllim në zonën e rreptësisë.
Kualifikimet për Katar 2022, nuk është se filluan edhe aq mirë për Dardanët, derisa kishte edhe një moment të kontestueshëm.
Para përfundimit të takimit në stadiumin “Fadil Vokrri”, mbrojtësi suedez, Mikael Lustig kishte një bisedë të shkurtër me Bernard Berishën.
Reprezentuesi i Kosovës pranoi edhe kartonin e dytë të verdhë, duke bërë që të përjashtohet nga sfida.
Derisa po largohej nga fusha, me gjasë Berisha kishte një përballje me Lustig më herët dhe ky i fundit i bëri me shenjë se kishte folur shumë.
E gjithë skena kaloi shpejtë dhe anëtari i Dardanëve lëshoi fushë, duke luajtur kështu rreth dhjetë minuta.
Suedia është lider i Grupit B me gjashtë pikë, Spanja me katër, Greqia me një, Kosova dhe Gjeorgjia ende pa pikë. /Telegrafi/