Site icon Telegrafi

Momenti prekës pas festës së shkurtër të McGregor – ai u kthye për ta përqafuar Cerronen, i cili më pas u dërgua në spital

(Foto: Screenshot/ESPN/Twitter)

Conor McGregor arriti një fitore të furishme ndaj Donald Cerrones në rikthimin e tij në tetëkëndësh, në kuadër të ‘UFC 246’ që u zhvillua në Las Vegas.

Irlandezit i mjaftuar vetëm 40-të sekonda për ta mposhtur kundërshtarin amerikan, në rrugëtimin e tij për t’u kthyer dhe për të kërkuar tituj në UFC.

Lexo po ashtu Cerrone u dërgua në spital pas humbjes nga McGregor

Edhe pse është fjala për një sport të dhunshëm, 31-vjeçari tregoi anën e tij të butë në momentin e triumfit në T-Mobile Arena.

Pas festës disa sekondëshe pas triumfit me nokaut teknik ndaj ‘Cowboy’, ai vrapoi shpejt për të shikuar se a ishte mirë kundërshtari i tij, i cili në ato çaste po përjetonte një moment të vështirë.

Pasi iu afrua, McGregor i dhuroi një përqafim të gjatë  Cerrones dhe e puthi në ballë, ndërsa më pas është raportuar se amerikani është dërguar në spital për mjekim të mëtutjeshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version